top of page
decorative_sugar_cotton_candy_clouds_sky_background_0302.jpg
LogoPraxisSeelen_15122025.png

Mirë se erdhe, sa bukur që je këtu. Në Praxis Seelenflüsterin do të gjesh një hapësirë të mbrojtur, ku mund të lëshosh gjithqka dhe të rikthehesh tek ndjenja e vetes.

6696f83d-e6c5-42c5-bdf4-8750b23d6c0e (1).JPG

Këtu të mirëpres me zemër të hapur, me kujdes dhe me një ndjenjë të thellë lidhjeje me shpirtin tënd. Në punën time bashkoj intuitën, punën me energjinë dhe urtësinë e shpirtit, për të të shoqëruar me dashuri – në rrugëtimin tënd drejt qartësisë së brendshme, shërimit dhe besimit në veten.​​​​

Të ndihmoj të dëgjosh mesazhet e buta të shpirtit tënd, të lirosh bllokimet dhe ta lejosh dritën tënde të shkëlqejë sërish në botë. Çdo njeri mban tashmë përgjigjen brenda vetes – ndonjëherë duhet vetëm dikush që ta dëgjojë me zemër.​ Shpeshherë jeta jonë bëhet e vështirë nga shqetësimet, lodhja, modelet e vjetra dhe dhimbjet. Me udhëheqje të butë, intuitë dhe shumë dashuri, të hap një hapësirë ku mund të ndihesh i parë dhe i kuptuar – dhe ku drita jote fillon sërish të shkëlqejë mrekullisht! Qoftë gjatë një "coaching" apo gjatë një seance energjetik, çdo takim është unik dhe i përshtatur posaçërisht për ty. Sepse çdo shpirt flet gjuhën e vet, dhe unë e përkthej me shumë dashuri dhe përvojë për ty.

Përkthimi i Praxis Seelenflüsterin: Ordinanca Përshpëritese së Shpirtit

bottom of page